Çelet sinodi i familjes, Papa kërkon mbrojtjen e familjes tradicionale

Sinodi nuk është parlament për të arritur konsesnus, marrëveshje apo kompromise, por e vetmja mënyrë për t’iu hapur shpirtit të shenjtë me kurajë apostolike.Kështu ka deklaruar Papa Françesku gjatë fjalës së tij në çeljen e sinodit të familjes, e cila do të trajtojë tre çështje të rëndësishme siç është ajo e të divorcuarve të rimartuar, çiftet e pamartuar dhe komunitetin e homoseksualëve.Ati i Shenjtë tha se kisha nuk mund të jetë një muze kujtimesh, por duhet të këtë kurajë të ndryshojë nëse Zoti e kërkon një gjë të tillë."Dua t’iu kujtoj se sinodi nuk është një konventë dhe as asamble. Nuk është as një parlament apo senat ku arrihen marreveshje apo kompromise. Sinodi është një shprehje esenciale që ecën bashkë me kishën, duke parë realitetin me sytë e besimit dhe zemrën e perëndisë. Besimi i krishterë nuk është një muze, por një burim frymëzimi”.Takimi i 300 peshkopëve do të zgjasë tre javë, deri më 25 tetor dhe do të diskutojë mënyrat e mbrojtjes së familjes tradicionale por edhe mënyrat se si mund të plotësojë nevojat e komunitetit homoseksual dhe personave të divorcuar.Çështja e homoseksulaeve pritet të prodhojë debat të nxehtë edhe pas publikimit të homosekulaitetit të priftit polak me detyrë të lartë në Vatikan.Sipas selisë së shenjtë, prifti polak ka qëllim të ushtrojë presion mbi sinodin e familjes.