INSTAT: Shpenzimet e familjeve tkurren me 3.16%
Familjet shqiptare po shpenzojnë gjithmonë e më pak për mallrat e shportës .Të dhënat e Instat për tremujorin e dytë tregojnë se konsumi ka rëne me 3.16% në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Ekonomia vijon të jetë e dobët nën objektivin e qeverisë ndërkohë ekspertët janë pesimistë për ritmet e rritjes ekonomike edhe për pjesën e mbetur të vitit.Edhe për tremujorin e dytë të 2015 familjet shqiptare kanë kursyer në blerjen e ushqimeve në shenjë pasigurie për të ardhmen. Të dhënat e Instat bëjnë me dije se konsumi është ulur me 3,16%.Ky fenomen po kthehet në një problem shqetësues për ekonomien e vendit.Gjergji Mano, Drejtor i Llogarive Kombëtare të INSTAT: “Konsumi final i popullatës i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në tremujorin e dytë 2015 u ul me 3.16% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014. Konsumi final i administratës publike në tremujorin e dytë të 2015 u ul me 1.26%. Konsumi final dhe organizata fitimprurëse u rrit me 3.88 %.Instat raporton një rritje anemike të ekonomisë për tremujorin e dytë në krahahsim me 2014, por në krahasim me tremujorin e parë ritmet e uljes vijojnë të nxitura nga rënia e konsumit.Gjergji Mano, Drejtor i Llogarive Kombëtare të INSTAT: “Produkti i Brendshëm Bruto në vitin 2015 vlerësohet me një rritje prej 2.53% kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2014. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si ndërtimi me 1.96 pikë %, energjia, industria dhe uji me 0.72 pikë %.Ekspertët parashikojnë rënie të mëtejshme të konsumit edhe në pjesën e dytë të vitit, duke vën në rrezik parashikimet për rritje ekonomike 2.7%.
/Oranews.tv/