Bumçi: Marrëdhëniet me ndërkombëtarët kritike, Dade: Raportet me OSBE korrekte

Pas raportit konfidencial te OSBE që implikonte politikanët kryesorë të vendit në afera korruptive dhe kriminale, Komisoni Parlamentar i Jashtëm, risolli dhe një herë në vëmendje debatin mbi mardhëniet e qeverisë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.Aldo Bumçi: "Sot Shqipëria duhet të ishte duke drejtuar një nga 3 komitetet më të rëndësishme të OSBE, propozim që na u bë nga partnerët tanë, SHBA, Gjermani. Kjo u bë për një arsye të thjeshtë sepse Serbia ka presidencën e OSBE. Kemi një shkelje të kushtetutës nga Ministri i Jashtëm. Kur nuk ka cdekretim kushtetuta e thotë qartë, ambasadori fillon punë dhe mbaron me dekret të presidentit. Nuk ka një dekret të presidentit."Por Kryetarja e Komsionit Parlmentarë të Jashtëm, Deputetja socialiste Arta Dade, foli për mardhënie të shkëlqyera me OSBE, duke theksuar se Shqipëria do të kërkojë prani më të lartë në këtë organizateArta Dade: “Të luajmë rolin tonë si partnerë seriozë në Këshillin e Europës por dhe në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së por dhe në OSBE duke kërkuar nga ministria e Punëve të Jashtme që të shikohet mundësia edhe e kandidimit nëpër poste të rëndësishme në këto dy organizma.Pas publikimit në media të raportit të pa autorizuar të OSBE-së që rendiste akuza të rënda për politikanët shqiptarë, Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një shkrese kërkoi tkurrjen e misionit në vendin tonë. Kjo shkaktoi nje valë të gjerë debati në media dhe në selitë politike dhe kancelaritë ndërkombëtare.komisioni i jashtem/Oranews.tv/