Tahiri akuza drejtësisë: Pazare në kurriz të policisë, Rama: Do shkëpusim fijet e krimit me gjyqësorin
Kreu i Ministrisë së punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka shfrytëzuar homazhet në nder të nën/komisarit të FNSH-së Simon Gjeta të rënë në krye të detyrës për të vënë në qendër të akuzave sistemin e drejtësisë dhe gjyqtarët e korruptuar që sipas tij bëjnë pazare në kurriz të uniformave blu që përballen çdo ditë me krimin dhe kriminelët.Për këtë ai ju referuar jo vetëm vrasjes së efektivit, por edhe vrasjes së dyfishtë tek ish-Ekspozita, duke u shprehur autorët e vrasjes ishin arrestuar vetëm pak muaj më parë por ishin lenë të lirë me vendim të dakordësuar." Autorët e kësaj ngjarje ishin arrestuar vetëm pak muaj më parë nga policia dhe ishin lënë të lirë nga drejtësia. Nëse do kishin marrë ndëshkimin e merituar nuk do mund të merrnin jetën e dy të rinjve të tjerë, por morën ndëshkimin e dakorduar". Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministri Rama nënvizuan domosdoshmërinë e reformës në drejtësi.Tahiri akuza drejtësisë: Pazare në kurriz të policisëTahiri: “Kolegët e tij do të dëgjojnë ende togfjalëshin ndoshta më të zbrazët që mund të dëgjosh në këto kohë, ndëshkimin e merituar. Por çfarë ndëshkimi merr krimi kur punonjësit e policisë gjejnë përballë e luftojnë në rrugë me të njëjtat persona që arrestojnë disa here dhe që drejtësia nuk i dënon por i lë të lirë po aq herë. Simoni humbi jetën por të shumë të tjerë janë të kërcënuar përditë nga drejtësia që jep tepër rrallë ndëshkimin e merituar por tepër shpesh ndëshkimin e dakordësuar, ndëshkimin e paguar.Para pak ditësh dy të rinj u arrestuan sepse vranë në mes të Tiranës dy të rinj të tjerë, plagosën një të tretë dhe vetëm fati deshte që e gjitha të mos kthehej në një masakër në qendër të qytetit. Por shumë pak e dinë që autorët e kësaj ngjarje ishin arrestuar vetëm pak muaj më parë nga policia dhe ishin lënë të lirë nga drejtësia. Nëse do kishin marrë ndëshkimin e merituar nuk do mund të merrnin jetën e dy të rinjve të tjerë, por morën ndëshkimin e dakorduar. Ky është një ndër mijëra shembuj që na sjell kaq shpesh para syve kronikën e zezë të padrejtësisë nga gjyqtarë të korruptuar që ndoshta nuk vrasin përditë, por vrasin besimin përditë.Kronika e zezë sesi drejtësia që bën policia duke luftuar krimin, duke rrezikuar dhe dhënë jetën siç bëri dhe Simoni, bëhet pazar për gjyqtarë që majmen nga korrupsioni".Tahiri: Luftë krimit në rrugë dhe krimit me jakë e kollare në zyraPër Ministrin Tahiri ky besim i thyer do të zgjidhet vetëm me reformën në drejtësi, atëherë kur gjyqtarë kriminelë më shumë se kriminelët e rrugës të mos bëjnë pazar me drejtësinë.Në këtë kontekst ai shprehu venmdosmërinë në luftën kundër krimit në rrugë dhe kundër krimit me jakë e kollare në zyra.Tahiri: “Kjo është sakrifica e padrejtë për punonjësit e policisë që përballen me krimin që rikthen në rrugë padrejtësia e gjykatave pa folur për kushtet e pamjaftueshme.Nuk do ketë kurrë një kohë kur mund ta bëjmë terësisht të sigurt punën e policisë, por do ketë sigurisht një kohë kur do të përfundojë reforma në drejtësi, që gjyqtarë kriminelë më shumë se kriminelët e rrugës të mos bëjnë pazar me drejtësinë. Beteja për drejtësinë e merituar është e të gjithëve dhe këtë e fitojmë vetëm atëherë kur të mundim të dënojmë dhe pse jo ti turpërojmë publikish fytyrat e lëmuara të atyre gjyqtarëve që pazarin me krimin e bëjnë zyrave dhe kusuret me rrezikun i mban shoqëria i mbajnë qytetarët, akoma më shumë punonjësit e policisë. Ky është moment i vështirë por është i pashtershëm si burim force dhe kurajo për të luftuar me vendosmëri kundër krimit në rrugë dhe kundër krimit me jakë e kollare në zyra”.Meta: Sakrifica sublime “U garantojmë se sakrifica e tij sublime jo vetëm nuk do harrohet por do shërbejë si këmbanë kujtese për të ndërmarrë çdo veprim ligjor që garanton jetën e qytetarëve si dhe mbi të gjitha të organizojmë reformën në drejtësi. Shteti do të veprojë me të gjithë forcën që jep ligji për të çuar para drejtësisë këdo që e shkel atë” tha Meta.Rama: Do shkëpusim të gjitha fijet politike e gjyqësore me krimin"Gjaku i tij nuk do të bëhet ujë por do të shërbejë për të plazmuar më tutje shpirtin zemrën e mendjen e një policie shteti të rilindur e cila me mbështetjen e palëkundur të qeverisë shqitpare do ta thyejë atë që krimi akumuloi dhe po e shohim të dobësohet dita ditës. Jam i bindur se policia e shtetit që po rritet dita ditës .Do rritet e do të shkëpusë të gjithë fijet politike, ekonomike, financiare e gjyqësore që e kanë ushqyer dhe vazhdojnë ta ushqejnë krimin" tha Rama./Oranews.tv/