Bashar al-Assad paralajmëron për shkatërrimin e Lindjes së Mesme

Presidenti sirian Bashar al-Aassad tha se duhet tër arrihet një koalicion me Sirisë, Rusisë, Iranit dhe Irakut ose përndryshe i gjithë rajoni do të shkatërrohet.Assad gjithashtu kritikoi koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe sulmet e ajrore në Siri dhe Irak, duke i cilësuar ato si jo-produktive dhe se sipas tij vetëm e kanë përhapur më shumë terrorizmin.Aktivistët sirianë thonë se sulmet janë më shumë të përqëndruar në grupet e tjera revele se sa në vendet ku qëndrojnë militantët e Shtetit Islamik.Në një intervistë për televizionin shtetëror, Presidenti Assad tha se Siria, Rusia, Irani e Iraku ishin të bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe do të arrinin rezultatet e duhura, ndryshe nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja.Kundërshtarët shtetërorë të Assad shohin si zgjidhje të vetme dorëheqjen e Assad, por për momentin kombet perëndimore besojnë se ai duhet të vazhdojë të qëndrojë gjatë kësaj periudhe tranzicioni.Nga ana tjetër, Assad insiston se “diskutime rreth sistemit politik të Sirisë janë një çështje e brëndshme e vendit”.