Ja vendi ku u vra efektivi FNSH-së, gërmadhat që la pas përplasja me armë
Në përfundim të operacionit të policisë me vrasjen e ekzekutorit të efektivit të FNSH-së Simon Gjeta, banesa ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit me policinë ngjan si gërmadhë pas luftës.Në banesën në fshatin Obot i Ri, Njësia Administrative Ana e Malit Shkodër, ngjitur me rrugën Shkodër- Muriçan, jetonte i vetëm Ruzhdi Aishta.Mure të dëmtuara nga ndërhyrja me autoblind. Kudo, në mure, dyer ka shenja plumbash. Ndërsa në hyrje të portës, janë gjurmë gjaku. Aty mbeti i vdekur kreu i grupit operacional të FNSH-së, nënkomisar Simon Gjeta.Operacioni 12 orësh nisi mbrëmjen e 3 tetorit u mbyll mëngjesin e 4 tetorit-“Efektivat e Reneas porsa kanë mbërritur në vendngjarje, kanë bërë rigornicionin e terrenit përrreth, si dhe rrethimin e banesës, me qëllim ndërhyrjen e policisë, për të kapur autorin. Efektivat e Reneas i kanë bërë thirrje të vazhdueshme autorit të dorëzohet, por autori i krimit ka hapur zjarrë në drejtim të forcave të Reneas. Forcat Renea, kanë përdorur gaz lotsjellës, tymuese e strunë, për ta detyruar autorin që të dilte nga banesa, pasi autori kishte shkëputur enegjinë elektike në banesë e tij. Autori i krimit nuk ka dalur nga banesa edhe pas përdorimit të këtyre metodave, por në mënyrë të përseritur hapte zjarrë ndaj Forcave Special të Reneas. Rreth orës 07 e 10, të mëngjesit të ditës së sotme, në kushtet e ndriçimit të plotë, efektivat e Reneas, i kanë bërë përsëri thirrje të dorëzohet, por autori nuk është përgjigjur. Ndodhur në këto kushte forcat Renea, duke perdorur mburojen kolektive antiplumb dhe kamerat me fibra optike kanë mundur të hyjnë në brendësi të baneses, ku nepermjet kamerave me fibra oprike në cepin e aneksit të banesës është evidentuar i fshehur autori I ngjarjes. Nga brenda baneses Forcat Renea, kanë bërë përsëri thirrje të dorezohej, por autori kur ka konstatuar në brendësi të banesës së tij, efektivat e Reneas kanë hapur zjarrë me breshëri në drejtim të tyre. Efektivat e Reneas i janë kundërpërgjigjur, ku si pasojë e shkembimit të zjarrit ka mbetur i vrarë autori i krimit, shtetasi Ruzhdi Aishta" bën të ditur policia[caption id="attachment_592022" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Majtas autori Ruzhdi Aishta, ne te djathte Simon Gjeta[/caption][caption id="attachment_591976" align="alignnone" width="675"]
Ne foto: Banesa e Ruzhdi Aishtës[/caption][caption id="attachment_591975" align="alignnone" width="673"]
Ne foto: Banesa e Ruzhdi Aishtës, vendi ku u vra efektivi i FNSH-se Simon Gjeta[/caption][caption id="attachment_591974" align="alignnone" width="666"]
Ne foto: Banesa e Ruzhdi Aishtës, pas operacionit të forcave speciale[/caption][caption id="attachment_591972" align="alignnone" width="681"]
Ne foto: Banesa e Ruzhdi Aishtës, pas operacionit të forcave speciale[/caption][caption id="attachment_591971" align="alignnone" width="675"]
Ne foto: Banesa e Ruzhdi Aishtës, pas operacionit të forcave speciale[/caption][caption id="attachment_591978" align="alignnone" width="658"]
Ne foto: Hyrja e banesës së Ruzhdi Aishtës[/caption][caption id="attachment_592005" align="alignnone" width="636"]
Ne foto: Vendi ku mendohet se ishte fshehur Ruzhdi Aishta[/caption][caption id="attachment_591979" align="alignnone" width="666"]
Ne foto: Gezhojë në oborrin e banesës[/caption][caption id="attachment_591967" align="alignnone" width="680"]
Ne foto: Pamje nga brenda e shtepise se Ruzhdi Aishtës[/caption][caption id="attachment_591966" align="alignnone" width="670"]
Ne foto: Vendi ku mendohet se u vra Simon Gjeta[/caption][caption id="attachment_591965" align="alignnone" width="678"]
Banesa brenda e Ruzhdi Aishtes[/caption]