Zgjedhja e kreut të të rinjve demokratë sipas një formati amerikan

Demokratët kanë përzgjedhur një format amerikan për zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.Hapje dhe anetarësime të reja, përballje platformash, debat alternativash, shpalosje vizionesh.Kjo është mënyra që do ti paraprirjë votimit nga të rinjtë demokratë.Çdo i ri që dëshiron ti bashkohet Forumit Rinor të Demokratëve do të ketë një muaj kohë.Të gjithë ata që duan të futen në garën për kryetar të FRPD kanë dy javë kohë në dispozicion te paraqitjes së kandidaturës.Më pas në një format amerikan, kandidatët për kryetar të FRPD do të zhvillojnë debate për platformat e tyre në çdo degë të PD.Pas shpalljes së platformave, kandidatët do ti pergjigjen pyetjeve të njëri-tjetrit dhe të të rinjëve që do ta ndjekin debatin.Në fund të çdo debati që parashikohet të zhvillohet me 12 raunde sipas qarqeve.Të rinjtë anëtarë të degëve përkatëse për çdo qark do të votojnë me votë të fshehtë për kryetarin e FRPD.Kandidati që merr më shumë vota në të 12 debatet e marra sëbashku do të jetë kryetari i ri i FRPD.