Protesta "Shqip on" kundër klasës politike shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2015, 15:49
Një grup të rinjsh kanë protestuar në sheshin "Nënë Tereza" kundër klasës politike shqiptare.Pjesë e lëvizjes së quajtur Shqip on, me pankarta në duar, ata kanë drejtuar gishtin ndaj politikanëve si pengesa që mban larg Shqipërinë nga familja europiane.Të rinjtë kanë ngritur një sërë shqetësimeh, si mungesa e barnave në qendrat shëndetësore, betonizimi i hapësirave të gjelbra, duke vënë theksin tek kriza që ka përfshirë jetën politike të vendit. Ata kërkuan pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje./Oranews.tv/