3DZ vjen në Tiranë, në të ardhmen do printohen edhe organet për transplant
Printimi profesional 3D është cilësuar në botë si teknologjia më revolucionare që ka krijuar njeriu në aspektin e krijimit të objekteve.Një muaj më parë SHBA miratuan ilaçin e parë të printuar me teknikën 3D duke hedhur kështu edhe hapin e parë të përdorimit të kësaj pajisjeje në fushën e mjekësisë.Në të ardhmen shkencëtarët pohojnë se edhe doktorët mund të printojnë organet për një person që ka nevojë për transplant.Shqipëria nga 1 tetori është bërë përfaqësuese zyrtare e këtyre produkteve 3D sistem duke hedhur një hap gjigand në fushën e teknologjisë.Nikolin Jaka: Uroj suksese dhe Dhoma e mirëpret dhe ashtu sic ofron bashkëpunim të ngushtë të kompanisë në mënyrë që të gjejë një shtrirjë sa më të shpejtë dhe efikase në tregun shqiptarBashkë me skanerin gjatë ceremonisë u bë edhe prezantimi i printimit profesional 3D. Ndryshe nga një printer me bojë, për printerin 3D nevijiten materiale si plastika, goma, metali apo letra të gjitha në varësi të objektit përfundimtar që do të krijohet.Për të finalizuar një proces të tillë mund të duhen orë, ndoshta edhe ditë deri në përfunimin e objektit.