Kapet “grabitësi i vetmuar”, i riu nga Vlora autor i 8 grabitjeve në kryeqytet
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një shtetas i akuzuar për 8 grabitje në Tiranë.Silvestër Sylaj 20 vjeç nga Vlora por me banim në Tiranë u kap nga bashkëpunimi i efektivëve të komisariatit numër 2 dhe 6 rreth orës 06:00 të mëngjesit gjatë finalizimit të operacionit “ Grabitësi i vetmuar”.Policia bën me dije se i riu ishte dënuar edhe më parë për vjedhje me dhunë.“Ky shtetas dyshohet për veprat penale të “Vjedhjes me dhunë “ si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje i armëve dhe municioneve luftarake “si autor i dyshuar i ngjarjes se dates 06.08.2015 që ka të bej me vjedhjen me dhunë të shtetasit S.L, në ambjentet e furrës së bukës “e rrugen “Irfan Tomini ” ne pronesi të tij të shumës 40000 (dyzete mije lekë) të reja ,nën kërcënimin e një arme të ftohtè”.Nga kontrolli i ushtruar në banesë nga policia u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i rrobave si dhe maskes që ky shtetas ka përdorur në këtë ngjarje si dhe ju gjet dhe ju sekuestrua në cilesinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes me Dhunë “ ,”Vjedhjes “,”Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarke “në ngarkim të shtetasit Silvester Sylaj, i cili ndodhet në dhomat e paraburgimit në Komisariatin nr.2 .Rastet e vjedhjeve për të cilat akuzohetNgjarje më datë 01.08.2015, tek “Ish Dogana” i ka bërë presion një dhe e ka kërcënuar me një sopat duke i vjedhur shumën prej 10.500 (dhjetë mijë e pesëqind) lekë të reja, si dhe aparatin e telefonit celular “Nokia”Ngjarje më datë 14.02.2015 , në rrugën e Durrësit, është vjedhur nën kërcënimin e armës së zjarrit e dyshuar si pistolete nje shume perj 32.600 leke në një pikë lojrash fati “Lloto Sport “Ngjarje më datë 06.09.2015, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur banesa e një shtetaseje, ku i kanë marrë një sasi parash dhe disa bizhu.Ngjarje më datë 19.09.2015 në rrugën “Sokrat Miho”, i janë vjedhur pasqyrat dhe kasetofoni mjetit tip Benz me targë AA420ML.Ngjarje më date 24.09.2015, në Yzberisht, është vjedhur një banesë ku kanë marrë 100.000 lekë .Ngjarje më datë 20.08.2015, në rrugën “Teodor Keko”, janë vjedhur pasqyrat e mjeteve të tipeve “Benc” me targa AA196EV, dhe AA265IU,Ngjarje më datë 30.08.2015, në rrugën “Milto Sotir Gurra” Unaza e Re Tiranë, është vjedhur banesa një shtetasi ku janë marrë 400 mijë lekë.