Kryeministri Rama: Koalicioni solid, hetimi i ÇEZ nga institucionet shqiptare
Kryeministri Edi Rama nga Nju Jorku i ka dhënë përgjigje zërave për përçarje të koalicionit të majtë.Në intervistën për “Zërin e Amerikës”, kreu i Qeverisë pasi shprehu habinë sa herë i drejtohet pyetja se si janë marrdhëniet e tij me Metën, ndërsa tha se koalicioni funksionon plotësisht.Rama: “Ne jemi në një koalicion qeverisës dhe koalicioni qeverisës funksion plotësisht. Qeveria është në detyrë dhe unë jam në krye të detyrës”.Për të gjithë ata që akuzojnë qeverinë e kreun e Kuvendit për çështjen ÇEZ, Rama ka këtë mesazh:Rama: “Është një përfolje shumë e madhe dhe mua nuk më mbetet tjetër veçse të përmend atë shprehjen e famshme: “Fali Zot se nuk dinë se ç’bëjnë!” po këtu nuk dinë se ç’bëjnë në fakt që të gjithë edhe ata që akuzojnë dhe ata që komentojnë sepse çështja e ashtëquajtur sepse një çështje ÇEZ nuk ka, është absolutisht e trajtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe marrëveshja e qeverisë shqiptare ka qenë një domosdoshmëri për të çliruar kompaninë nga kthetrat ku ishte terësisht e kapur për shkak të keqadministrimit, një kompani me 1 miliard borxhe të akumuluara dhe për shkak të ndërhyrjeve shumë brutale të qeverisë së mëparshme në çështjet e kompanisë. Për qeverinë shqiptare kjo është një çështje e mbyllur dhe e mbyllur me sukses. Gjithë të tjerat janë pjesë e një çorodie të madhe që karakterizon sot opozitën por edhe median. Sepse medias i takon të bëjë hetimet e veta, leximet dhe konkluzionet e veta për interesin e publikut. Dhe nuk i takon të bëjë këtë ping-pong të shëmtuar nga ku publiku del më i çoroditur”.Kreu i qeverisë shqiptare thekson se ky hetim është çështje e prokurorisë, ndërsa paralëjmëroi rrëzimin e kërkesës së PD për hetim ndërkombëtar për ÇEZ.Rama: “Shqipëria është vend kandidat për BE, është vend që po troket në derën e BE për të hapur negociatat. Shqipëqria ka një legjislacion të vetin ku ka hapësirë për të bërë hetim për këdo dhe gjithçka. Dhe mbi të gjitha mbi rastin në fjalë ka një spekulim skandaloz, nuk ka asnjë pengesë për asnjë lloj hetimi në marrëveshjen e bërë për ta zgjidhur me marrëveshje problemin e trashëguar. Shqipëria nuk ka asnjë shpikje allashqiptarçe për të bërë.Hetimet të shfrytëzojë hapësirën ligjore shqiptare, s’kemi kohë për të humbur, as me PD as me segmente të tjera që kërkojnë të devijojnë rrugën tonë e prioritetet”.Për reformën në drejtësi Rama i kërkoi politikës t’ia lërë në dorë ekspertëve.Kryeministri deklaroi se nuk ndjen asnjë përgjegjësi për të inkriminuarit brenda maxhorancës, duke thënë se problemet me ligjin janë përgjegjësi individuale.Çështja ÇEZ-DIA, Rama: Nuk ka asnjë lidhje me qeverinëRama: Studioja ligjore e sjellë në këtë debat absurd nga media të caktuara ka dhënë një prononcim shumë të qartë dhe ka thënë nuk ka asnjë referencë nominale për kreun e Kuvendit, pikë. Kjo është e gjitha pjesë e punës së bërë nga studioja ligjore në funksion të procesit të zgjidhjes të gjithë problemit të rëndë të trashëguar të ÇEZ dhe nuk ka lidhje fare as me qeverinë shqiptare as me çuarjen në prokurori nga qeveria shqiptare të askujt.Kjo e gjitha është mjegull e ngritur dhe dendësuar dita-ditës nga një zogori burimesh dhe personazhesh që shtrihen nga selia e PD deri tek burime të informacionit që nujk informojnë shqiptarët por deformojnë”.Hetim ndërkombëtar për ÇEZ?I pyetur lidhur me mundësinë e një hetimi ndërkombëtar të kësaj çeshtje, Rama tha se në marrëveshjen me ÇEZ nuk ka asnjë pikë që pengon hetimin.Ndërsa për koalicionin me Ilir Metën ai tha se funksionon plotësisht.Rama: “Shqipëria është vend kandidat për BE, është vend që po troket në derën e BE për të hapur negociatat. Shqipëria ka një legjislacion të vetin ku ka hapësirë për të bërë hetim për këdo dhe gjithçka. Dhe mbi të gjitha mbi rastin në fjalë ka një spekulim skandaloz, nuk ka asnjë pengesë për asnjë lloj hetimi në marrëveshjen e bërë për ta zgjidhur me marrëveshje problemin e trashëguar. Shqipëria nuk ka asnjë shpikje allashqiptarçe për të bërë.Ne jemi në një koalicion qeverisës dhe koalicioni qeverisës funksion plotësisht. Qeveria është në detyrë dhe unë jam në krye të detyrës”.Studioja ligjore thotë se ka ndjekur gjurmët e parave, nëse ju nuk këmbëngulni se ku kanë përfunduar ndoshta kjo ju bën bashkëfajtor.Rama: Unë nuk këmbëngul në asgjë që lidhet me këtë çështje. Prokuroria ka një hetim dhe është prokuroria e cila duhet të flasë. Qeveria shqiptare dhe unë vetë nuk kemi asnjë lidhje me këtë diskutim absurd që është kthyer në një skekulim kolosal në dëm të informacionit të drejtëpërdrejt të publikut.Prokuroria thotë se nuk ka marrë informacion nga qeveria?Rama: Çfarë informacioni do të merrte nga qeveria.Studioja ligjore është një studio e kontraktuar si çdo studio që kontraktohet në një proces që nuk kishte të bënte me zgjidhjen e një konflikti që rrezikonte të mbante peng Shqipërinë me situatën shumë të ndërlikuar financiare të vendit dhe të mbante peng kompaninë e shpërndarjes elektrike në kushtet kur nuk dihej se kush bënte çfarë në atë kompani. Qeveria shqiptare me asistencën e Komunitetit të Energjisë në Vjenë zgjidhi këtë problem. Sa më shumë të vazhdohet të torroliset në këtë vorbull të madhe, njëri del thotë 600 milion, tjetri thotë u bë nami, tjetri del thotë të zbardhet afera e shekullit. Këto janë të gjitha dokrra të prodhuara nga një parti.
/Oranews.tv/