Kriza në Eurozonë, ekspertët: Masat e kursimit duhet të vijojnë
Masat e kursimeve duhet të vazhdojnë, por jo me ritmet e deritanishme. Në Eurozonë mbizotëron një ndjenjë mungese perspektive. Kjo është e rrezikshme, sipas ekspertëve.Borxhe të larta, recesion i thellë dhe papunësi në masë kur përmendet një kombinim i tillë shumëkujt i shkon mendja menjëherë te Greqia.Për shkak të presionit të donatorëve edhe vendet në krizë të Evropës jugore u detyruan të ulin rrogat dhe të ngrenë taksat. Tani ato kanë ngecur në një rreth vicioz recesioni, papunësie masive dhe borxhesh gjithnjë e më të larta. Kundër kësaj terapie shoku votuan qartë edhe zgjedhësit në Itali.Guntram Wolff, mendon se është çështje kohe që një aksident politik të ndodhë edhe në Spanjë . Sipas tij masat e kursimeve duhet të vazhdojnë, por jo me ritmet e deritanishme dhe nuk duhen krijuar paketa të tjera stimuluese.Të gjithë janë të mendimit se gjendja në Spanjë dhe Greqi, ku më shumë se gjysma e të rinjve janë të papunë, është një situatë e patolerueshme.Profesor Wolfgang Franz thotë se papunësia e të rinjve është një plagë që në aspektin e gjetjes së një vendi pune në të ardhmen nuk shërohet shpejt. Ajo mbetet një plagë e shëmtuar në formën e mundësive të reduktuara për të gjetur punë dhe të ardhura.