Hapet gara e dytë e çmimit "Pashko 2015"

Fondacioni për Liri Ekonimike në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës ka hapur dje garën e dytë të cmimit "Pashko 2015" për punimin shkencor më të mirë me frymëzim liberalizimin ekonomik.  Hapja e aplikimit për "Pashko 2015" është shoqëruar edhe me promovimin e librit të fituesit të edicionit të parë të këtij çmimi në vitin 2014, "Investimet: tani dhe atje" është libri i Arben Zibrit, i cili u shpërblye me shumën prej 10 mijë eurosh.Henri Çili: Kur kemi diskutuar 2 ose 3 vjetësh në rrethe të ngushta për domethënien e këtij çmimi personalisht kam qenë i bindur se jo vetëm është një emër që e mban, por i jep nder cmimit dhe do t’i japë edhe në të ardhmen dhe po shohim se i kemi të gjitha premisat për të krijuar një traditë.Besart Kadia: Bëj thirrje për vitin e ardhshëm kushdo të aplikojë për këtë çmim dhe ta promovoni sa të mundeni ju që jeni të ftuar tek studentët që udhëhiqnin për këtë cmimi që është i dyti pas BSH.  Aplikimi për çmimin e këtij viti që do të shpërblehet me 2500 euro mbyllet në 30 nëntor./Oranews.tv/