PS mobilizon eksponentët e lartë të konfirmojnë: S'ka përçarje në koalicion

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pati një takim të shkurtër me kryeparlamentarin Ilir Meta paraditen e së mërkurës, 30 shtator 2015.  Zyrtari i qeverisë  preferoi të fliste jo nga kryesia e Kuvendit, por nga Elbasani, ku tha se ishte një takim pune duke rrëzuar çdo mundësi për perplasje brenda shumicës. Teza u hodh poshtë dhe nga ish kryeministri Bashkim Fino.Tiranë - Një ditë pas lëvizjeve të Ilir Metës dhe deklaratave të tij se nuk i druhej intrigave moçalore, eksponentë të lartë të PS, janë mobiluzar ne deklarata publike per te konfirmuar se ne rradhet e shumicës nuk ka përçarje.Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ishte në zyrën e kryeparlamentarit rreth orës 11:00 në një bisedë prej afro 20 minutash. Komentet për këtë takim ai i bëri nga Elbasani, ku inspektoi masat e sgirusë për ndjeshjen Shqipëri-Serbi.Tahiri: Me kryetarin e Kuvendit për shkak të detyrës dhe jo vetëm takohem shumë shpesh. Sot ishte një ndër takimet. Detyra e kërkon që të takohemi shpesh. Detyra e kërkon që të takohemi shpesh. Prioritetet e qeverisë dhe të maxhorancës janë çështje themelore për ne në raport me publikun e qytetarët.Koalicioni dhe mazhoranca janë mjaft solide, kanë prioritete tepër të qarta, ndër të cilat reforma në drejtësi, që është element kyc jo vetëm për rrugën e Shqipërisë në kuadër të Integrimit Europian, por mbi të gjitha për ta bërë Shqipërinë dhe shoqërinë më drejtë nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të luftuar pandëshkueshmërinë qoftë brenda gjyqësorit qoftë në raport me qytetarët.Opozita ka shumë rrugë përpara dhe vitet që ka përpara do i mjaftojnë besoj për t'u kthyer në opozitën e shëndoshë që ka nevojë vendi dhe ma do mendja që edhe Lulzim Basha është përgatitur dhe është në gjendje që në harkun kohor që ka përpara të kthehet në opozitë të shëndoshë."Tezat për krisje në koalicion i perjashtoi edhe ish kryeministri Bashkim Fino: "Nuk shikoj asnjë ftohje. Maxhoranca po vazhdon me sukses. Do ta shikoni dhe në seancën plenare të së enjtes, në votim." Ish kryeministri tjetër socialist, Pandeli Majko, refuzoi ti përgjgjej për raportet brenda mazhorancës.A ka një skenar për destabilitet në Shqipëri?Fino përgjigjet prerazi: "Unë them jo. Bëjani Brahos këtë pyetje"I pyetur Tahiri  A jeni ju në dijeni të një akuze për skenar destabiliteti, bërë nga zoti Spartak Braho?  përgjigjet: " Jo, unë jam në dijeni për atë që është bërë publike dhe që besoj se jeni dhe ju në dijeni, që Prokuroria ka urdhëruar të bëhen veprimet dhe besoj do të bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme në mënyrë që të sqarohet gjithçka për publikun.Pas publikimit të përmbajtjes së letrës së kreut të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho tha se po inskenohet një komplot ndaj kreut të Kuvendit dhe se aktorët më të rëndësishëm të jetës politike, janë përfshirë në një seri takimesh dhe deklaratash.Takimi paradite me Metën në KryesiTakimi i cili u zhvillua në kryesinë e Kuvendit zgjati vetëm pak minuta dhe ishte jashtë vëmendjes së mediave. Pas përfundimit të takimit asnjëri prej tyre nuk dha ndonjë deklaratë për mediat.Nuk kishte një njoftim zyrtar për takimin Tahiri-Meta, po situata aktuale politike ishte në qendër të bisedimeve.Më pas Ministri Tahiri u nis drejt Elbasanit për të zhvilluar një takim me strukturat e policisë së Elbasanit në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi.Letra e BrahosTakimet e Ilir Metës ditët e fundit po zhvillohen pas letrës që Kreu i Komisionit Spartak Braho i ka dërguar krerëve më të lartë të shtetit. Në media shkruhet se në letër Braho shkruan për një destabilizim dhe akuzon se pjesë e këtij skenari destabilizues janë ish ministri i Energjitikes, Dritan Prifti dhe ish deputeti socialist Tom Doshi.Ndërkohë një ditë më parë kryeprokurori Adriatik Lalla i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës që të nisë  hetimin në lidhje me shqetësimin e Spartak Brahos.Ditën e djeshme (29 shtator) kreu i Kuvendit Ilir Meta u takua edhe me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi dhe Presidentin e Republikës Bujar Nishani.