Klosi: Së shpejti në Parlament paketa e legjislacionit për arsimin profesional
Në çeljen e Panairit “Work and study”, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka deklaruar se do të paraqesë shumë shpejt në Parlament një paketë me tre ligje për të rregulluar arsimin profesional dhe tregun e punës.Blendi Klosi: Ne si Ministri e Mirëqenies Sociale do paraqisim shumë shpejt në Parlament një paketë të plotë të legjislacionit për të rregulluar raportin mes arsimit profesional dhe tregut të punës. Tre ligje janë që ne do paraqisim shumë shpejt në Parlament. Pra do të paraqesim ligjin për arsimin profesional për të pasur mundësi që të rregullojmë me ligj raportet ndërmjet arsimit profesional dhe si lidhet me tregun e punës. Ligjin e zejeve, që do të jetë një ligj kyrekëput për ata zanatxhinj që jetojnë me punë të denjë dhe të kenë mundësinë që nëpërmjet punës së denjë të krijojnë karrierën e tyre dhe të krijojnë bizneset e tyre dhe të hapin vende të reja pune. Ligji i tretë po aq i rëndësishëm është ligji i nxitjes së punësimit. Kjo paketë është e mangët nëse nuk do të ketë kontributin e tre faktorëve në këtë përpjekeje: Institucioneve qeveritare, institucioneve të arsimit profesional dhe tregut të punës apo komunitetit të biznesit.Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka tha Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe potencialet për një ekonomi reale për të rritur standardet e jetesës.Nikolin Jaka: Në këto 6 edicione kemi patur një bashkëpunim kaq të frytshëm, qoftë me Ministrinë e Punës, qoftë me Ministrinë e Arsimit apo Bashkinë e Tiranës që kemi realizuar në mënyrë të përkryer një ofertë për tregun. Unë do ti bëja një thirrje të gjithë studentëve dhe punëkërkuesve po ashtu gjithë kompanive dhe universiteteve shqiptare. Shqipëria i ka të gjitha potencialet reale për të mundësuar një ekonomi në mënyrë që të rrisë standardin dhe qëndrueshmërinë e cilësisë së jetësës./Oranews.tv/