Në Mirditë kanabisi thahet si duhani, sekuestrohet 1 ton gati për t'u hedhur në treg

Policia e Lezhës ka sekuestruar rreth 1 ton kanabis sativë, ndërsa në pranga ka rënë një prej poseduesve të lëndës narkotike dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim.Operacioni i koduar “Oroshi” u zhvillua nga Sektori Kunder Narkotikeve ne Drejtorin e Policise Lezhe ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Mirdite, ku pas një kontrolli të ushtruar në  fshatin Bulshare , njësia administrative Orosh , Mirdite  janë gjetur 2 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa. Njëra parcelë ishte e korrur dhe materiali bimor ishte ne proces tharjeje me një peshë prej 931 kg e cila u asgjesua me anë të djegjes.Gjithashtu u sekuestruan  në cilesine e provës materiale 8 thasë me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa me një peshë prej 57 kg e cila ishte bërë gati për tu hedhur ne treg.Në parcelën tjetër u gjetën 155 rrënjë kanabis sativa të cilat u asgjësuan me anë të djegjes..U arrestua Viktor Kola ,  banues në fshatin Bulsharë njësia administrative Orosh Mirdite.Në kerkim Akelian Gjoka, banues ne fshatin Bulshare, njësia administrative Orosh, Mirditë.Në kerkim Albert Gjoka,  banues në fshatin Bulsharë, njësia administrative Orosh ,Mirdite.Në kerkim Marte Gjoka,  banuese ne fshatin Bulshare, njësia administrative Orosh, Mirdite.Vijon puna per kapjen e tre personave te shpallur ne kerkim.Materialet ne ngarkim të shtetasve të lartepermendur i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhë për vepren penale të “Kultivimit të lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”parashikuar nga nenet 283 e 284  të K.Penal.unnamed (1) unnamed (2) unnamed (3) unnamed (4) unnamed (5) unnamed (6) unnamed (7) unnamed (8) unnamed (9) unnamed (10) unnamed/Oranews.tv/