Me pistoleta në brez nga Durrësi në Tiranë, në pranga dy persona

Arrestohen dy shtetas në Tiranë për armëmbajtje pa leje.Efektivë të komisariatit numër 5 në kryeqytet kanë vënë në pranga mbrëmjen e sotme Valentin Kacin dhe Gazmir Voglin pasi dispononin dy pistoleta, një tip Zastava dhe një TT.Sipas bluve dy të arrestuarit armët i mbanin pa leje.Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.