Artur Mas nën akuzë, organizim i paligjshëm i referendumit në Katalonjë

Presidenti i Katalonjës,  Artur Mas është paditur nga gjykata e lartë e Spanjës , pasi akuzohet për organizimin  e referednumit të pavarësisë në vitin 2014, i shpallur i paligjshëm nga gjykata kushtetuese spanjolle. Mas do të përgjigjet për këtë akt para gjykatës së lartë më 15 tetor. Ky vendim është quajtur persekutim politik nga kreu i grupit parlamentar të konvergjencës Pere Macias dhe vjen vetëm dy ditë pasi partitë secesioniste siguruan të dielën shumicën absolute në parlamentin rajonal, edhe pse me 48 % të votave.I pyetur vitin e kaluar në ditën e referendumit simbolik për mundësinë e përballjes me akuza, Mas tha: "Nëse më duhet të përballem me këtë problem me anëtarët e qeverisë apo me veten, do të përballem. Unë jam i qetë në kuptimin që po mbrojmë demokracinë, lirinë dhe të drejtat themelore , të cilat në rrethana normale minimale nuk duhet ti mohohen askujt.Qeveria katalanase ka kritikuar vendimin e gjykatës së lartë të drejtësisë si një anomali e sistemit demokratik. Ndërkohë ndër vite taktika e kryeministrit Mariano Rajoy përballë rritjes së mbështetejes për pavarësonë e Katalonjës, ka qenë këmbëngulja në ligj.Rajoy ka përjashtuar mundësinë e një referendumi për këtë çështje, pavarësisht nga sondazhet që tregojnë se katalanasit janë në favor të tij. Ai argumenton, i mbështetur nga një shumicë e madhe e spanjollëve, që një pjesë e Spanjës nuk mund të vendosë se çfarë ndodh me të gjithë vendin.