Kina kërkon forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë

Tiranë-  66-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës është festuar në Tiranë.Në pritjen e organizuar nga ambasada e Kinës në vendin tonë morën pjesë krerët më të lartë të vendit e politikës, përfaqësues të jetës social ekonomike si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.Ambasadorja Jiang Yu në fjalën e saj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa kërkoi që bashkëpunimi të forcohet dhe zgjerohet në sa më shumë fusha.Ambasadorja Jiang Yu: "Miqësia tradicionale është një pasuri e çmuar për dy vendeve tona. Rruga më e mirë për të bërë më shumë për këtë pasuri, është bashkëpunimi në fusha të ndryshme mes dy vendeve tona. Në sajë të përpjekjeve të përbashkëta nga të gjithë miqtë, marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë kanë treguar një vitalitet të ri. Besimi politik midis dy vendeve tona ka qenë në rritje, i cili siguron një bazë më të fortë politike për bashkëpunimin në të gjitha fushat"Kina është një prej partnerëve tregtare kryesorë të Shqipërisë, ndërsa nga viti në vit bashkëpunimi vijon të rritet ndjeshëmNë pritjen e organizuar nga Ambasada e Kinës në vendin tonë morën pjesë krerët më të lartë të vendit e politikës, përfaqësues të jetës social-ekonomike si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.Ambasadorja, Jiang Yu, në fjalën e saj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa kërkoi që bashkëpunimi të forcohet dhe zgjerohet në sa më shumë fusha."Miqësia tradicionale është një pasuri e çmuar për dy vendeve tona. Rruga më e mirë për të bërë më shumë për këtë pasuri, është bashkëpunimi në fusha të ndryshme mes dy vendeve tona. Në sajë të përpjekjeve të përbashkëta nga të gjithë miqtë, marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë kanë treguar një vitalitet të ri. Besimi politik midis dy vendeve tona ka qenë në rritje, i cili siguron një bazë më të fortë politike për bashkëpunimin në të gjitha fushat".Kina është një prej partnerëve tregtare kryesorë të Shqipërisë, ndërsa nga viti në vit bashkëpunimi vijon të rritet ndjeshëm.