Grabiti me dhunë e armë dy policë në 2013, arrestohet në Patok 24 -vjeçari

Policia e Laçit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. I arrestuari është Edison Ndreka, 24 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Apelit Tiranë.Sipas policisë 24 vjeçari në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë L.D e A.N, në vitin 2013 ka vjedhur me dhunë e armë dy punonjës policie.Kapja e Ndrekës u bë pas informacioneve te marra në rrugë operative nga policia për vendodhjen e tij në një lokal tek mbikalimi i Patokut në Laç.