40% e popullatës me hipertension, 20% me sëmundje kardiovaskulare
40% e popullsisë vujanë nga hiper tensioni dhe 20% e popullatës janë të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Mjekët thonë se shkak që të rinjtë preken nga sëmundje të zemrës është rritja e nivelit të stresit dhe stili i jetesës me keq ushqyerje dhe pa aktivitete fizike.Artan Goga, shërbimi i kardiologjisë, QSUT: “Numri i të sëmurëve në dekadën e tretë të jetës është rritur. Është rritur niveli i stresit në shoqërinë shqiptare”Ndërhyjet në zemër janë të kushtueshteshme dhe të papërballueshme për shumicën e pacientëve e për këtë arsye prej 2 viteve qeveria në bashkëpunimin me spitalet jopublike financon këto ndërhrje me shpenzime të mbuluar nga shteti.Klodian Rrjepaj, zv ministër i shëndetësisë: “Janë kryer diku te 3200-3500 pcrocedura të cilat kanë të bëjnë me këtë aktivitet nga të cilat do të thosha diku tek 800 afërsisht kryhen tek shërbimi privat mjekësor në Shqipëri.Pak ditë më parë në qëndrën spitalore "Nene Tereza" është hapur urgjenca 24-oreshe e infarktit për ti ardhur në ndihmë të menjëhershme pacientëve