21 qershori, KiE: 35% e komisionerëve u zëvendësuan; Luzi: Duhen apolitikë

Proçesi zgjedhor i 21 qershorit u minua nga politizimi i tepruar i institucioneve që e administruan atë.Konstatimi vjen nga përfaqësuesi i autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Europës, Nigel Mermagen,i cili ishte i qartë kur tha se zëvënedësimi i 35% të komisionerëve një ditë para zgjedhjeve nuk mund të cilësohet sistem efiçent.Nigel Mermagen: “Doja të theksoja se në raport i kemi nënvizuar efektet e politizimit të tepruar të administratës zgjedhore në zgjedhjet vendore të 2015. Me 20 qershor, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, 35% të anëtarëve të komisioneve ishin zëvrendësuar me vendim të partive politike të cilat i kishin emëruar.Ky nuk mund të jetë një sistem efiçent, ky është një sistem joefiçent”.Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, paralajmëroi ndryshime në kodin zgjedhor, ku të sanksionohet që komisionerët të jenë të shkëputur nga partitë politike.Luzi: “Do të bëjmë rekomandimet tona për ndryshime, sigurisht e thashë teknike, dhe do të bëjmë propozimet tona direkte në lidhje me ndryshimet në kod. Një ndër ndryshimet që ne mendojmë janë komisionerët, KQZ mendon që të jenë komisionerë që të jenë të shkëputur tashmë nga partitë politike”.Krahas depolitizimit të administratës zgjedhore, eskperëtt propozuan edhe ngritjen e një qendre autonome trajnimi për komisionerët.7/Oranews.tv/