Ademi kundër draftit për pushtetin vendor. Shkëmbi: Mundësoi decentralizimin

Tryeza për pr/ligjin për pushtetin vendor, organizuar nga USAID dhe Ministria përkatëse është mbajtur mes debatesh lidhur me paqartësitë e draftit. Për Kryebashkiaken e Shkodrës, cënohet pavarësia e vendorëve.Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka kritikuar pr/ligjin për pushtetin vendor, në tryezën e organizuar nga Ministria e Çështjeve Vendore dhe USAID.Sipas saj drafti duhej të kishte përfunduar para marrjes së detyrës nga 61 drejtuesit e ri vendorë, ndërsa e cilëson fazën tranzitore si të pamjaftueshme.Voltana Ademi: “Ndodhemi në një fazë tranzitore krejtësisht të paqartë, për të mos thënë që vendimet e nxjerra bnga qeveria, Këshilli i Ministrave kanë probleme që lidhen edhe me kushtetuetshmërinë”.Për kryeqytetaren e Shkodrës, drafti cënon pavarësine e pushtetit vendor.Voltana Ademi: “Në disa nene cënohet pavarësia e pushtetit vendor, më saktë tek bashkëpunimi ndërvendor, neni 14, pika 4: “njësitë e qeverisje vendore mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi ndërvendor me njësitë e qeverisjes vendore me shtete të huaja”.Diskutimet e kryebashkiakes sollën reagimin e Drejtorit të Agjencisë për zbatimin e reformës territorIale, Artan Shkëmbi.Artan Shkëmbi: “Ishte pothuajse e pamundur qeverisja me standardet e kërkuara, së pari në aspektin decentralizues që reforma tashmë e bën të mundur dhe së dyti në aspektet ligjore”.Në takim merrnin pjesë administratorët e njësive vendore dhe ekspertët ligjorë të qarqeve Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër.[caption id="attachment_589092" align="alignnone" width="640"]ademi Ne foto : Voltana Ademi[/caption]/Oranews.tv/