"Arsimi Parauniversitar 2015+", libri i UET për zgjidhjen e problemeve në arsim
"Arsimi Parauniversitar 2015+" është promovimi më i ri Universitetit Europian të Tiranës.Rektori i Universitetit të Tiranës, Tonin Gjuraj, e vlerëson këtë botim si një strategji e cila do ti japë zgjidhje problemeve në arsimin parauniversitar.Tonin Gjuraj: "Natyrisht kemi një interes që e kemi të gjithë, interesin publik, pra që të kemi një strategji e cila tenton të caktojë rrugëtimin e arsimit parauniversitar 2015-2020".Zv.Ministrja e Arsimit Nora Malaj e konsideron një vlerë të shtuar këtë botim në një kohë që në komisione po diskutohet ligji i arsimit.Nora Malaj: "Një nismë kur në parlament po diskutohet ligji i arsimit të lartë që lidhet me sistemin parauniversitar. Merr rëndësi të madhe kur sot jemi në një qasje ku kemi një strategji që na vë përballë disa detyrave".Hartimi i librit "Arsimi Parauniversitar 2015+" ka bërë bashkë 5 autorë Tomi Treska, Ylljet Aliçka,Edi Puka,Valbona Nathanaili dhe Mateo Spaho.[caption id="attachment_580554" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Tonin Gjuraj[/caption]