“Ani Fest Rozafa”, çelet festivali i filmit të animuar për fëmijë

Traditat ruhen dhe veçanërisht kur ato janë të bukura dhe domëthënëse. Në Shkoder çeli për të gjashtin vit radhazi siparin festivali ndërkombëtar i filmit të animuar për fëmijë "Ani fest Rozafa".131 filma nga 41 shtete të botës janë pjesë e kësaj gare që për një javë shfaq këto produksione kushtuar fëmijëve.Artan Maku, drejtor i festivalit: Nga vjet këtë vit u tre fishua numri I filmave që konkuruan për tu bërë pjesë e këtij festivali.Filmat fitues do të përzgjidhen nga 3 juri, ndërsa në garë janë edhe shtete të mëdha si SHBA, Kanadaja dhe vende nga Europa Perendimore. Synimi ka qënë një, t'u sillet me afër kultura dhe zhvillimi global."Ani Fest Rozafa" vjen me mbështetjen institucionale të ministrisë së Kulturës, asaj të sportit, konsullatës Italiane dhe drejtorisë arsimore./Oranews.tv/