Spot 40 sekonda për të promovuar turizmin e vendit tonë
Edhe pse jemi thuajse në fund të sezonit turistik turizmi i Shqipërisë duket se ende ngjall interes në sytë e huajve: Këtë herë bukuritë shqiptare do të promovohen përmes artit dhe konkretisht baletit. Producenti i RAI 1 ka zgjedhur të bashkëpunojë me shkollën e baletit në Shqipëri në projektin "Dansa network"“Do të bëjmë spektakle në universitetin e arteve në Tiranë, e më pas do të bëjmë një reportazh i cili nëpërmjet kërcimit në vende të ndryshme promovon turizmin shqiptar në sytë e botës” tha Mvula SunganiKjo është një praktikë e cila vjen për herë të parë në kulturën shqiptare“Nëpërmjet internetit apo transmetimeve në RAI 1 në prezantojmë këtë Spot qëllimi I të cilit është promovimi i bukurive shqiptare” shprehet aiProjekti nisi në muajin maj dhe xhirimet kanë nisur në qëndër të Tiranës…“Pas Tiranës do të shkojmë në Durrës duke u fokusuar në pjesët më të bukura të tij. Më pas do të rikthehemi sërish në Tiranë në ato pjesë të cilat nuk i kemi eksploruar”Spoti për Shqipërinë do të jetë rreth 40 sekonda.Grupi i balerinëve përbëhet nga rreth 28 personava nga të cilët 20 janë shqiptarë. Projekti vjen nën financimin e ministrisë të kulturës dhe asaj të jashme italiane/Oranews.tv/