Akademia Marubi, më 21 shtator starton Festivali i të Drejtave të Njëriut
Gjithcka është gati në akademinë e Filmit "MARUBI" per startimin me 21 shtator të festivalit i të drejtave të njëriut i cili këtë sezon mbush plot 10 vite.Për festivalin konkurruan rreth 450 filma nga të cilat u përzgjodhën 44 .Drejtori i festivalit Kujtim Cashku thekson se tematika e filmave të përzgjedhur lidhet me shqetësimet aktuale të shoqërisë shqiptare:Kujtim Cashku: Filmat jo vetëm që vijnë nga gjeografi të ndryshme por përkojnë me tematikën e këtij festivali, me krimin e organizuar dhe korrupsionin.Drejtori Cashku kërkoi që publiku të heqë dorë nga politika për një javë e të fokusohet në një festival qe mbron te drejtat e tyre.Kujtim Cashku: Filmi si një fenomen që ta sjell atë si një projekson të bën apel për të formatuar ndryshe shijen e jetës tënde.Festivali i të Drejtave të Njëriut do të zgjasë afro një javë dhe hyrja në kinemanë Marubi do te jete falas për të gjithë të apasionuarit pas magjise se artit te shtate.