Vlorë, pavion për objektet nenujore

Muzeut Historik të qytetit të Vlorës së shpejti do ti shtohet një tjetër pavion i objekteve arkeologjike, por këtë herë të gjetura nën ujë. Ky kënd ekspozimi i rreth 220 fragmenteve arkeologjike te hershme, pritet të tërheqë vizitorë të shumtë.220 objekte nënujrore së shpejti do të jenë pjesë e një sesioni të veçantë ekspozimi në Muzeun Historik të qytetit të Vlorës.Një sërë ekspeditash nenujrore janë ndërmarrë që prej vitit 2008-2009 që prej "Kepit të Gjuhezës" deri në ishullin e Zvërnecit.Gjetjet arkeologjike janë të ekspozuara në fondin e Muzeut Historik të qytetit bregdetar.Sipas Drejtorit të këtij institucioni, Skënder Spahiu, objektet kanë një specifikë interesante referuar mënyres së rezistimit në kushte nënujrore.Sesioni i sendeve nënujore do të rreshtohet krahas pavionit të arkeologjiesë, neolitit, paleolitit dhe historisë deri në ditët e sotme, përfshi përiudhën e regjimit komunist dhe Luftën Nacional Çlirimtare.