Shkodër, artisti kthen shtëpinë e fëmijërisë në qendër arti

Në qytetin ku rrenjët e artit e kulturës janë të thella, nuk ka si të mungojë një "shtëpi arti" që pret artistë shqiptarë e të huaj."Art House" çelet në Shkoder nga familja Paci e cila veprimtarinë kulturore e nisi me ekspozitën "Memorandum". të 3 artistëve të huaj: Giovanni De Lazzari, Pierpaolo Campanini dhe Willie Doherty.Ideatori Adrian Paci, mes emocioneve shpjegon arsyen pse e ktheu shtepinë e fëmijërisë në një qendër arti.Hapja e "Art House" u cilësua nga Ministrja Kumbaro, ngjarje e shënuar për Shkodrën dhe Shqipërinë.Çelja e "Art Hause" u vlerësua maksimalisht edhe nga kryebashkiakja Voltana Ademi.Themeluesit e shtëpisë së artit kanë një synim të qartë.Dëshirën për të sjëllë në qytetin e lindjes, kontributin e personaliteteve artistike ndërkombëtarë të afirmuara në fushën e artit bashkëkohor./oranews.tv/