Kriza ekonomike prek panairin e librit, shtëpitë botuese përgjysmojnë titujt e rinj

As shtëpitë botuese të librave nuk i kanë shpëtuar krizës ekonomike, e cila do të vihet re sidomos në panairin e përvitshëm të librit.Në pregatitjet e fundit të panairit, Shoqata e Botuesve pranon se edhe pse numri i shtëpive botuese që marin pjesë është i njëjtë, çfarë ka pësuar një përgjysmim janë titujt e rinj të librave.Ndryshe nga një vit më parë kur botuesit dhe Ministria e Kulturës hyn në një debat për shkak të refuzimit që Ministria i bëri kërkesës për të ndihmuar finaciarisht hapjen e panairit këtë edicion ky problem nuk ekziston,Shoqata pret një përgjigje pozitive edhe nga Bashkia Tiranë, ndërkohë që edicioni i 18-të pritet të hapë dyert e Pallatit të Kongreseve javën e parë të muajit nëntor. 45 /Oranews.tv/