Çfarë do të ndiqni në ditën e dytë të Festivalit të Filmit për të Drejtat e Njeriut
Në ditën e dytë të Festivalit të Filmit për të Drejtat e Njeriut do të shfaqen sot disa filma.Historia e Sirisë vjen tashmë e rrëfyer edhe nëpërmjet imazheve në filmin “EDDY” të regjisorit Italian Simone Borreli. Një film i cili ka në thelb historinë e një mjeku Italian i cili zgjedh që vullnetarisht të ndihmojë viktimat e luftës në Siri. Një histori e cila brenda vetes ndërthur dhimbjen dhe dashurinë ka brenda një mesazh të qartë që lidhet më refugjatët sirianë të cilët emigrojnë në vendet e Europës për t’iu shmangur kështu luftës në vendin e tyre.Filmi i dytë “Të gjitha do të rregullohen” nga regjisori Patrik Vollrath sjell historinë e një babai të divorcuar që duhet të përkujdeset për të bijën një histori e mbushur me peripecira.Filmi i tretë “Kthimi në shtëpi” është ai i regjisorit Jayesh Akhargekar nga India i cili në 15 minuta sjell historinë e një nenë dhe djalit të saj 6 vjeçar të cilët jetojnë në Kalkuta të Indisë. Është historia e cila sjell vuajtjet njerëzore dhe vështirësitë që kalon një nënë për të rritur fëmijën e saj.“Të paidentifikuarit” është filmi i regjisores Marija Ristic nga Bosje Hercegovina. Në 40 minuta dokumentari ndjek dy linja historish të cilat përqëndrohen në krimet e luftës si krime shtetërore në shkallë të gjërë dhe operacionin e fshehjes që pasoi në katër fshatra të Kosovës.