Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare autorja best-seller Jackie Collins
Autorja best-seller Jackie Collis vdiq nga kanceri i gjirit në moshën 77-vjeçare, raportoi publicistja e saj Moldy Korenbrot për CNN të shtunën në mbrëmje (19 shtator).Historitë me jetët joshëse e seksi të Hollywood-it e bënë Collins një nga romancieret më të shitura në botë. Me tituj si “Hollywood Wives”, “Rock Star”, “The Stud” ajo shiti më shumë se 500 milion kopje në më shumë se 40 vende.Revista PEOPLE raportoi se Collins u diagnostikua me kancer gjiri të fazës së 4-t, 6 vjet më parë dhe vendosi ta mbante sëmundjen secret. Revista tregon se këtë ajo ia kishte rrëfyer vetëm tre vajzave të saj, Tracy, Tiffany, Rory.Familja Collins bëri një deklaratë në Facebook: “Është një trishtim i madh të njoftojmë për vdekjen e nënës sonë dinamike e të bukur, Jackie Collins. Ajo vdiq sot nga kanceri i gjirit”
