Irani, i palëkundur para bisedimeve bërthamore

Irani ka mbrojtur sërish programin e debatuar bërthamor të tij, përpara raundit të ri të bisedimeve me superfuqitë botërore në Kazakistan.Kryenegociatori Saeed Jalili tha se komuniteti global duhet të pranojë të drejtat e Teheranit për pasurimin e uraniumit. Fuqitët ndërkombëtare dyshojnë se Irani ka për objektiv zhvillimin e armëve bërthamore, një akuzë që Teherani e mohon.Irani këmbëngul se qëllimet e tij janë tërësisht civile, duke saktësuar se është e nevojshme për ta pasurimi i uraniumit, për të krijuar izotope mjekësore.“Mendojmë se bisedimet tona mund të ecin përpara vetëm me një fjalë, e cila është pranimi i të drejtave të Iranit, vecanërisht i së drejtës për pasurimin”, tha Jalili në qytetin e Almaty-t, vendi ku do të zhvillohen bisedimet me Britaninë, Kinën, Francën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, plus Gjermaninë (P5+1).“Jemi duke folur për energji bërthamore paqësore”, theksoi ai, duke akuzuar “një grusht kombesh” se po përpiqen “t’i mohojnë të drejtat e vendeve të tjera”.Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha për reporterët në Madrid, të enjten, se shpreson “për një progres domethënës” nga këto negociata, duke nxitur iranianët të provojnë me fakte se programi është për qëllime paqësore.Në raundin e kaluar në Kazakistan, në shkurt, fuqitë botërore u përpoqën të shtynin Teheranin të përgjysmonte prodhimin dhe grumbullimi i uraniumit të pasuruar të ishte 20%, masa këto që e mbajnë Iranin larg mundësisë për të krijuar armë bërthamore.“P5+1” i kërkoi Iranit të mbyllte  impiantin nëntokësor në Fordo. Në këmbim, fuqitë botërore do të lehtësonin sanksionet e ashpra ekonomike kundër Iranit. Sanksionet e herëpashershme kanë ndrydhur ekonominë e Iranit, me shkurtimin e të ardhurave nga nafta, zhytjen e monedhës së tyre në krizë dhe rritjen e papunësisë.Megjithatë, raportohen diferenca sinjifikante, në lidhje me dëshirën se sa larg duan të shkojnë të dyja palët, për të arritur një kompromis të pranuar bashkarisht. Në mars, presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, tha se i kishte ofruar Iranit një “zgjidhje praktike”, nëse vërtet ka qëllime paqësore për pasurimin e uraniumit, dhe jo krijimin e armëve bërthamore.Ai nxiti vendit të ndërmarrë “hapa të menjëhershme dhe domethënëse” për të reduktuar tensionin me komunitetin ndërkombëtar. Ndërsa Izraeli paralajmëroi se do të ndalojë ushtarakisht programin e Iranit, nëse nuk arrihet një marrëveshje.