BQE, Draghi: Plani për Qipron "nuk ishte i zgjuar"
"Qiproja nuk përbën një shembull ", është shprehur presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane, Mario Draghi, duke shpjeguar se deklaratat e bëra së fundmi nga kreu i Eurogrupit, Gerun Deiselblum, janë keqkuptuar.Në deklaratën e parë të tij në lidhje me pakon e shpëtimit për Qipron, kreu i BQE-së deklaroi se plani fillestar për të ngarkuar depozituesit "nuk ishte mjaft i zgjuar" dhe se ky plan nuk ishte ideja e Bankës Qëndrore Evropiane.Përsa i përket politikës monetare, Draghi tha se BQE do të "monitorojë nga afër" zhvillimet ekonomike në Eurozonë në javët e ardhshme për të përcaktuar ndonjë ndikim në stabilitetin e çmimeve.Në një konferencë shtypi pas takimit të BQE-së, Draghi shprehu shqetësimin e tij në lidhje me rënien e mëtejshme të inflacionit në zonën e euros. Ai vuri në dukje se është e nevojshme që BQE të mbajë një politikë më të lirë për të stimuluar ekonominë në eurozonë, e cila mbetet e ngadaltë.BQE do të vlerësojë të dhënat dhe do të jetë në gadishmëri nëse duhet të veprojë, tha Draghi. Megjithatë ai theksoi, se Banka Qëndrore duhet të jetë shumë e kujdesshme në lidhje me atë çka i përket asaj të bëjë.Ndërkohë që rekordi më i ulët në historinë e BQE normat e interesit të eurozonës kanë qënë përsëri në 0.75%.Qipro pranoi të mërkurën zyrtarisht paketën e masave shtrënguese, që shoqërojnë "huanë e shpëtimit" prej 10 miliardë eurosh, akorduar nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombtar. Kjo marrëveshje parashikon përveç shkurtimeve, edhe humbje të mëdha për bankat dhe depozituesit qipriotë, duke ngjallur pakënaqësi të mëdha popullore.Në bazë të marrëveshjes, depozitat mbi 100 mijë euro nuk do të shlyhen tërësisht, duke rrezikuar që të paguhet vetëm 60% e vlerës së tyre.