SHBA, Shtetit i Konnektikatit miraton ligjin për kontrollin e armëve
Shteti i Konnektikatit ka aprovuar ligjin për kontrollin e armëve. Masat e reja shtrënguese përfshijnë ndalimin e magazinimeve në kapacitet të lartë si dhe kontrollin e gjithë blerësve të armëve.Presidenti Barack Obama dhe mbështetësit e propozimit për kontroll të armëve shprehen se masat janë të nevojshme për të ndalur një epidemi të dhunës nga armët."Kongresi të nxitojë dhe të aprovojë një reformë që modifikon rrënjësisht rregullat për armëmbjajtjen dhe redukton dhunën në Amerikë" theksoi Obama.Në muajin dhjetor të vitit të kaluar një person i armatosur në Newtown në Konnektikat vrau 26 persona, mes të cilëve 20 fëmije, në një shkollë fillore.Grupet në mbrojtje të të drejtës së armëmbajtjes shprehen se kufizimet nuk do të mund të kishin parandaluar masakrën e Newtown.Kongresi amerikan pritet të debatojë këtë muajin mbi kontrollin e armëve.