Francë Hollande në luftë për skandalin e taksave
Një skandal financiar kërcënon Presidentin Francez, François Hollande, pasi mediat zbuluan se një bashkëpunëtor i tij i Partisë Socialiste investoi shuma të rëndësishme në dy kompani me qendër në ishujt Kajman.Jean-Jacques Augier, i cili administroi fondet e fushatës zgjedhore të Hollande, pranoi skandalin, por këmbënguli në të përditshmen "Le Monde" se nuk kishte asgjë të jashtëligjshme në veprimet e tij.Por mediat kanë theksuar se një veprim i tillë financiar, nga Augier, rrezikon të ngjallë irritimin kombëtar, pasi qeveria e presidentit Hollande është duke ushtruar presion për një rritje të madhe të taksave mbi fitimin për të gjithë shtetasit francezë, bashkëpunëtorët e tij shmangin taksat, duke zhvendosur të ardhurat e tyre në Kajman. Këta ishujt janë të njohur si një lloj "parajse tatimore", ku taksat janë minimale.Ndërkohë në lidhje me një skandal paralel, ish-ministri i Buxhetit, Jerome Cahuzac, u është akuzuar me mashtrim, pasi pranoi fshehjen e 600 mijë eurove në një llogari bankare në Zvicër.Mediat franceze kanë vendosur nën presion kabinetin ministror për të treguar nëse kishin dijeni për këtë evazion fiskal.Ditën e Mërkurë, në një reagim mbi këtë skandal financiar, presidenti Hollande iu drejtua qytetarëve nëpërmjet një interviste televizive, duke premtuar ashpërsimin e ligjeve për deklarimin e pasurisë dhe kontrollin e financave të zyrtarëve, përfshi të gjithë ministrave.