Bllokimi i urës ul me 30% numrin e turistëve në Lezhë

Lezha është braktisur nga turistët gjatë këtij sezoni turistik. Shkak për këtë situatë është bërë bërë bllokimi i urës hyrëse të qytetit për dy muaj si dhe punimet në qendrën e qytetit.Kjo ka sjellë një reduktim të ndjeshëm të turistëve që kanë vizituar vendvarrimin e Skëndërbeut.Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Drejtoresha e Muzeut, Marjola Gjoni, e cila ka bërë të ditur se numri i turistëve është reduktuar në masën 30 %, duke e krahasuar me një vit më parë.Ura e mirësërdhjes është kthyer në urën që e ka ndarë Lezhën këtë vit nga turistët e huaj dhe e gjithë kjo pasi akush nuk është shqetesuar për respektimin e kontrates së firmës zbatuese të punimeve, e cila duhet ta kishte përfunduar në një hark kohor mjaft të shkurtër.Edhe pse ka në fokus turizmin, mënyra me të cilën është vepruar këtë sezon e ka dëmtuar ndjeshëm lavdinë e këtij qyteti mijëravjeçar.