Drogë dhe armë në Vlorë, 3 në pranga, në kërkim dy të tjerë
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunëtorët e tyre për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.Operacioni u zhvillua në fshatin Kropisht, ku tre të arrestuarve iu gjetën 119 kg kanabis në brendësi të stanit të tyre, ndërsa në afërsi të stanit 4 parcela me 4815 rrënjë bimë narkotike me lartësi 50-120 cm.Të arrestuarit janë:1. Xhevdet Koçiraj, 73 vjeç, banues në fshatin Kropisht, 2. Përparim Koçiraj, 48 vjeç, banues në lagjen "Pavarësia", 3. Julian (Sokol) Koçiraj, 35 vjeç, banues në lagjen "10 Korriku".Ndalimi i tyre u bë pas një hetimi një mujor. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar:- 2 armë zjarri Automatikë model 56' - 1 armë gjahu teke, - 101 fishekë të kalibrit 7.62 - 3 automjete, të gjetura në vendin e ngjarjes.Strukturat e Policisë, kanë shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë bashkëpunëtorë në këtë vepër penale dhe po punojnë për kapjen e tyre, përkatësisht:1. Dritan Koçiraj, 38 vjeç, banues në lagjen "10 Korriku", 2. Enea Zenelaj, 23 vjeç, banues në lagjen "Pavarësia".[caption id="attachment_587754" align="alignnone" width="640"]
Armët e sekuestruara[/caption][caption id="attachment_587756" align="alignnone" width="640"]
Automjeti i sekuestruar[/caption][caption id="attachment_587757" align="alignnone" width="640"]
Automjeti i sekuestruar[/caption][caption id="attachment_587758" align="alignnone" width="640"]
Makina e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_587759" align="alignnone" width="640"]
Armet e sekuestruara[/caption][caption id="attachment_587755" align="alignnone" width="640"]
Lenda narkotike, kanabis, e sekuestruar[/caption]