Veprime të turpshme me të miturën, arrestohet në Tiranë 68-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2015, 10:52
Një i moshuar është arrestuar nga policia e kryeqytetit për veprime të turpshme me të mitur. Në pranga ka rënë 68-vjeçari, Bardhyl Çaço, banues në Tiranë.Sipas policisë, “ky shtetas u arrestua sepse ka kryer veprime të turpshme në pragun e banesës së tij me të miturën shtetasen J. Sh 13 vjeç, banuese në Tiranë”.Materialet në ngarkim të tij iu referuan për hetime të mëtejshme Prokurorisë.