Shijak, vret gruan dhe vjehrrin me çifte, ngjitet në shtyllë dhe vetëvritet

Vetëvritet autori i vrasjes së dyfishtë që tronditi në orët e para të mëngjesit të sotëm Shijakun. Dritan Petova  ka qëlluar veten me çiften që vrau të shoqen dhe vjehrrin pas 5 orësh negociata me policinë. Katër efektivë policie zbritën nga shtylla trupin e pajetë. Ndërkohë jashtë kamerave fqinjët e familjes thonë se Petova ka qenë i alkoolizuar dhe mes çiftit ka pasur mosmarrëveshje. Familja Leka dhe Petova kanë hapur dyert e mortit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të tragjedisë.Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur Shijakun. Dritan Petova ka qëlluar më armë gjahu bashkëshorten dhe vjehrrin e tij dhë më pas ka vrarë veten.Burimet  në vendgjarje thonë se shkak për këtë krim të rëndë dyshohet të jënë mos marrëveshje mes tij dhe bashkëshortes.Pas konfliktit Petova ka qëlluar me armë zjarrin fillimisht vjehrrin Ismet Leka dhe më pas bashkëshorten 35 vjecare Zaje Petova. Gjithcka ka ndodhur në prani  të vajzës së tyre 10 vjecare. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:50.Menjëherë pas vrasjes së dyfishtë, Petova ka hipur në një antenë radio stacioni në afërsi të shtëpisë së vjehrrit ku ndodhi ngjarja, duke kërcënuar fillimisht se do të hidhej.Pas 5 orëve qëndrimi në antenë, rreth orës 11:40 të paradites, Petova ka vrarë veten me armën e krimit dhe sipas ekspertizës mjeko-ligjore autori ka qelluar veten me nje plumb në kokë, ndërsa bashkëshorten tre here në trup dhe vjehrrin Ismet Leka me dy plumba ne trup.Policia ka negociuar për orë të tëra me të, por pa rezultat.4 efektivë të policisë  zbritën turpin e pajetë. Fqinjët e familjes shprehen të tronditur nga ngjarja."Nuk ka qenë njeri i keq, punonte në një firmë tek radiostacioni roje. Edhe bashkëshortja punonte tek pularia. Kanë mbi 12 vite martesë. Cdo mashkull e konsumon alkoolin", deklaron nje i aferm i familjes.Familja Leka dhe Petova kanë hapur dyert e mortit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e motiveve që çuan në këtë krim të rëndë brenda familjes.Uniformat blu të Durrësit thonë se arma e gjahut e përdorur në krim ishte me leje në emër të babait të autorit.Policia jep të dhëna mbi ngjarjenMë datë 27.09.2015 rreth orës 05.50 në fshatin Xhafzotaj, Shijak janë vrarë me armë zjarri në banesën e tyre shtetasit:Ismet Leka, 72 vjeç dheZaje Petova,35 vjeçe.Autori i krimit është shtetasi:Dritan Petova 41 vjeç,banues në fshatin Rreth,Shijak.Efektivat e Komisariatit të Policisë Shijak shkuan menjëherë në vendngjarje,ku autori fillimisht kishte qëllluar vjehrrin e tij dhe më pas nusen.Pas kryerjes së veprës penale autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka hipur në  një nga antenat e Radiostacionit në fshatin Rrath Shijak,ku edhe është evidentuar nga Forcat e Policisë.Efektivat e Policisë kanë negociuar me autorin për rreth 5 orë dhe jane munduar ta mbajnë nën kontroll situatën.Autori me vete ka pasur edhe armën e krimit,me të cilën qëlloi mbi veten dhe ndërroi jetë menjëherë.Arma e gjahur ishte me leje në emër të babait të autorit.Si shkak i ngjarjes kanë qenë konfliktet e vazhdueshme familjare midis bashkëshortëve.[caption id="attachment_588002" align="alignnone" width="229"] Dritan Petova Autori i krimit Dritan Petova[/caption][caption id="attachment_587963" align="alignnone" width="639"]zare dhe ismet zeka Viktimat : Ismet Leka dhe Zaje Petova[/caption]  [caption id="attachment_587725" align="alignnone" width="640"]shtepia ne shijak e vjehrrit Në foto: Banesa e viktimës, Ismet Leka, ku ndodhi vrasja e dyfishtë[/caption] [caption id="attachment_587724" align="alignnone" width="640"]shtepia e vjehrrit shijak Në foto: Banesa e viktimës, Ismet Leka, ku ndodhi vrasja e dyfishtë[/caption][caption id="attachment_587705" align="alignnone" width="640"]shijak vrasja Në foto: Vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë[/caption][caption id="attachment_587703" align="alignnone" width="640"]vrasja durres Në foto: Vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë[/caption][caption id="attachment_587699" align="alignnone" width="640"]shijak__ Në foto: Vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë[/caption][caption id="attachment_587696" align="alignnone" width="640"]shijak vrasja Në foto: Shtylla ku ishte ngjitur autori i vrasjes së dyfishtë, Dritan Petova[/caption][caption id="attachment_587776" align="alignnone" width="640"]shtylla Në foto: Dritan Petova në shtyllë pas vetëvrasjes[/caption][caption id="attachment_587771" align="alignnone" width="640"]ciftja Ne foto : Çiftja me të cilën Petova kreu vrasjet dhe më pas u vetëvra[/caption]/Oranews.tv/