Qëlloi mbi policinë gjatë operacionit antikanabis, arrestohet Gjin Guri
Policia e Shkodrës vë në pranga një prej autorëve që qëlluan mbi policinë gjatë aksionit antikanabis të këtij muaji në fshatin Shosh të Dukagjinit.I arrestuari është 38-vjeçari Gjin Guri. Arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë finalizimit të operacionit të koduar “ Bjeshkët”.“Gjatë orëve të para të mengjesit te sotëm Policia e Shkodres ne bashkepunim me grupet e FNSH-së Shkoder , mbi bazen e nje plani operacional te mirëorganizuar bënë të mundur kapjen në banese te personit të shumëkerkuar në fshatin Shosh Dukagjin, shtetasin Gjin Guri, 38 vjeç”.Po kështu Gjini figuronte në listën e “grupit të zjarrit” të cilët qëlluan mbi policinë edhe në aksionin antikanabis të një viti më parë në Dukagjin.38-vjeçari ishte dënuar me vendim te formes se prere me 7 vjet e dy muaj burg për "Prodhim dhe mbajtie pa leje të Armëve luftarake" dhe "Kanosje".[caption id="attachment_587717" align="alignnone" width="640"]
Në foto: I arrestuari Gjin Guri[/caption][caption id="attachment_587718" align="alignnone" width="640"]
Në foto: I arrestuari Gjin Guri[/caption]