Korea Veriut, “sulm” SHBA-ve

Koreja e Veriut, ka paralajmëruar  Uashingtonin se është e gatshme për të nisur një sulm të pamëshirshëm, duke përfshirë edhe armët bërthamore.Kërcënimi i së enjtës është i fundit në një seri të kërcënimeve nga Pheniani, drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.Një zëdhënës i ushtrisë së Koresë së Veriut, i cili u citua nga Agjencia Qendrore Koreane  ka deklaruar se "ushtria është e autorizuar për t'iu kundërvënë agresionit amerikan".Paralajmërimi erdhi pasi Pentagoni tha se do të vendosë një sistem të mbrojtjes raketore në bazën ushtarake Guam, për të forcuar kapacitetet e saja mbrojtëse në rajon.Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, retoriken kërcenues të Koresë së Veriut e cilësoi si një rrezik real, të qartë dhe kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.Pentagoni tha se sistemi raketor do të transferohet në Guam, një territor amerikan me një prezencë të theksuar ushtarake të SHBA-ve, si një lëvizje paraprake për të përforcuar mbrojtjen rajonale ndaj kërcënimeve balistike raketore të Koresë së Veriut."Shtetet e Bashkuara mbeten vigjilentë përpara provokimeve të Koresë së Veriut, si dhe jemi të gatshëm të mbrojmë territoret amerikane, aleatët tanë, si dhe interesat tona kombëtare", shtoi Pentagoni. Në javët e fundit, Koreja e Veriut ka përmendur bazat ushtarake në Guam dhe shtetin amerikan të Havait si objektiva të mundshme.