Në vend të këmbëve një top basketbolli, historia e vajzës që u bë kampione noti

Rrugëtimi i një vajze të vogël kineze për të ndërtuar një të ardhme për veten, pavarësisht se humbi të dyja këmbët e saj në një aksident tragjik, është kthyer në histori frymëzimi për mijëra njerëz me aftësi të kufizuar në Kinë por edhe në mbarë botën.Qian Hongyan, nga Yunnan, jug-perëndim të Kinës, bëri bujë në vitin 2005 kur ajo u fotografua duke ecur me ndihmën e një topi basketbolli.Sot, e njëjta vajzë është kampione noti në Lojrat Paraolimpike.Në vitin 2009, Qian me shumë vendosmëri u bë kampione kombëtare në Paraolimpiadën Kombëtare Kineze në Konkursin e Notit.Shtatorin e kaluar, ajo fitoi një medalje tjetër të artë në garën 100m stil bretkose në provincën e saj.4-vjeçarja Qian Hongyan pas një aksidenti tragjik në vitin 2000, ku pothuajse humbi jetën, iu desh që doktorët të prisnin këmbët.Familja e saj jeton në një varfëri të tejskajshme, ata merren me kultivimin e prodhimin e mëndafshit.Gjyshi i Qian i ka prerë një top basketbolli për ta bërë më të lehtë ecjen e mbesës së saj.Topi i basketbollit e ndihmon atë të balancojë trupin kur ajo lodhet në sajë edhe të dy doreza prej druri që i mban në duar.2CACE87900000578-3246327-image-a-20_1443025803631 2CACEB1400000578-3246327-image-a-8_1443025634207 2CAE496E00000578-3246327-image-a-2_14430255533432CACA7EB00000578-3246327-However_with_determination_she_soon_started_winning_medals_at_na-a-32_1443027605419 2CACA7FE00000578-3246327-Reflecting_on_this_early_period_of_her_career_Qian_Hongyan_revea-a-31_1443027600902 2CACED2D00000578-3246327-image-a-21_1443025811410 2CACA80F00000578-3246327-image-a-14_1443025721919 2CACA84200000578-3246327-She_started_learning_to_swim_in_2007_after_realising_that_she_ha-a-1_1443027887052 2CACA83600000578-3246327-Young_Qian_Hongyan_s_grandfather_created_the_basketball_support_-a-30_1443027136066 2CACECFC00000578-3246327-image-a-1_1443025463993 2CAE493000000578-3246327-image-a-38_1443027759374