Harrojini jahtet, ja ishujt artificialë që do të përdorin miliarderët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2015, 22:30
Miliarderët e së ardhmes mund të shmangnin bezdinë e të lundruarit në det me jahte nga njëri ishull në tjetrin, në vend që ishulli të shkojë tek ta.Ideatorët kanë menduar ishuj artificialë që mund të lëvizin në çdo vend të botës, duke i lejuar miliarderët të lëvizin rezortet e tyre luksoze kudo që ka mot të mirë, dhe shirat nuk përbëjnë kërcënim.Të pajisura me suita 80 metra të larta, me ujëvara dhe një fushë helikopteri, këta ishuj artificialë do të përmbajnë edhe porte të vegjël për jahtet e të pasurve.
