Jahjaga dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin e Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dekoron me Urdhrin e Pavarësisë shkrimtarin e madh të letrave shqipe e jo vetëm, Ismail Kadare.Lajmin e ka bërë me dije vetë Presidentja e Kosovës përmes faqes së saj zyrtare në fb.“Pata nderin që në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri të takoj shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin e dekorova me Urdhrin e Pavarësisë për kontributin e jashtëzakonshëm për afirmimin e kulturës dhe letërsisë shqipe dhe për kontributin e madh në përpjekjet e Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet sovran”.Ismail Kadare Ismail Kadare lindi më 28 janar të vitit 1936. Ai është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në mbi 40 gjuhë të huaja, ndërsa ka 1000 botime në botë.12003033_882455091843635_7012351310447395358_n