Bie nga nga kati i dytë i ndërtesës ku punonte, humb jetën punëtori i ndërtimit

Një punëtor ndërtimi në qytetin e Korçës ka humbur jetën, pasi u rrëzua nga skela e katit të dytë të një ndërtese ku punonte.Sofokli Katro humbi jetën aksidentalisht paraditën e së martës, ndersa ishte duke punuar në një ndërtesë në rikonstruksion e sipër që i përket spitalit të qytetit.Sipas hetimeve të para të policisë, 55-vjeçari Katro humbi jetën pasi u rrëzua dhe përfundoi me goditje në pjesën e kokës gjatë rënies në tokë. Vdekja e punëtorit ka qenë e menjëhershme në vendin e tij të punës.Tre punëtorë të tjerë që punonin për rikonstruksionin e ndërtesës, si dhe tekniku i firmës së ndërtimit janë marrë në pyetje nga policia për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.Sipas të dhënave, punëtori që humbi jetën ka qenë i siguruar, por kushtet e sigurimit teknik po verifikohen nga policia.Nga hetimet e para nuk është qartësuar nëse punëtori kishte apo jo në kokë kaskën mbrojtëse, në kohën që është rrëzuar nga skela.[caption id="attachment_584791" align="alignnone" width="640"]vdes punetori korce Në foto: Skela e ndërtesës nga ku ra punëtori[/caption][caption id="attachment_584790" align="alignnone" width="640"]vdes puntori ne korce Në foto: Ndërtesa prej të cilës u rrëzua punëtori[/caption]