Gjermani, bastisen tetë banesa, dyshime së përdoreshin nga esktremistë islamikë
Policia gjermane ka bastisur tetë ndërtesa në Berlin, pas dyshimeve të ngritura se ato përdoreshin nga esktremistë islamikë.Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Stefan Redlich, tha se zyra e hetimit të krimeve nuk ka asnjë tregues nëse grupi do të kryente sulme apo jo dhe se sulmi ndaj një oficeri të policisë nga një islamik javën e kaluar nuk kishte lidhje me hetimin."Ne po kërkojmë prova, veçanërisht materiale, që të na japin ndonjë ide nëse ka patur apo jo të rekrutuar nga ektremistët, sepse ne nuk duam që as edhe një person të kontribuojë në konfliket e ektremistëve. Shumë të rinj janë dërguar në këto vende, janë trajnuar dhe më pas janë kthyer në vendet e tyre me qëllim kryerjen e sulmeve”, deklaroi ai.Autoritetet gjermane nuk dhanë informacione nëse kanë kryer arrestime në këto bastisje, në të cilat përfshihet edhe një xhami.Policia tha se ata ishin duke hetuar një 52-vjeçar nga Maroku i dyshuar për nxitje të të rinjve që të bashkohen me grupet e armatosura islamike që luftojnë kundër Presidentit sirian Bashar al-Assad.Ata janë gjithashtu duke hetuar një maqedonas 19-vjeçar,i cili besohet të jetë se aktualisht në Siri.
