I shpërthen kapsolla, plagosen tre ushtarë në repartin e Vërtopit
Shpërthimi i një kapsolle ka shkaktuar plagosjen e tre ushtarëve në Repartin nr 40 -25 në Vërtopë, në Bashkinë e Poliçanit, ndërsa mbeti i plagosur rëndë 27 vjecari Lutmir Gjata.Si pasojë e plagëve në trup dhe në kokë, i riu u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Me plagë të lehta në trup janë paraqitur ne spitalin e Beratit dy të plagosurit e tjerë, Mariglen Çela, 26 vjeç, banues në fshatin Duhanas dhe Marin Xhini, 27 vjeç, banues në Golem të Durrësit.Ndonëse, nga reparti Ushtarak nuk është bërë asgjë deklaratë mbi ngjarjen, nga të tjera burime mësohet se tre ushtarët po pastronin një depo në kohën që ka shpërthyher kapsolla. Ekspertë të ushtrisë, nisën hetimet në lidhje me shpërthimin në Repartit Ushtarak të Vërtopit.[caption id="attachment_585007" align="alignnone" width="1280"]
Ne foto: Reparti ne Polican ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_585006" align="alignnone" width="1280"]
Ne foto: Reparti ne Polican ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_585005" align="alignnone" width="1280"]
Ne foto: Reparti ne Polican ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_585004" align="alignnone" width="1280"]
Ne foto: Reparti ne Polican ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_585003" align="alignnone" width="1280"]
Ne foto: Reparti ne Polican ku ndodhi ngjarja[/caption]