Kryeministri Mustafa goditet me vezë, ndërpritet seanca e Kuvendit
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është qëlluar me vezë në seancën parlamentare, në kohën kur po raportonte marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me autoritetet serbe.Kanë qenë deputetët e opozitës, përkatësisht të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Adhmërinë e Kosovës dhe Nismës, që kanë hedhur vezët në drejtim të Kryeministrit.Është dashur ndërhyrja e punonjësve të sigurisë, të cilët kanë mbrojtur Mustafën, raportimi i të cilit u ndërpre sëbashku më seancën.Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e kosnideruar të turpshëm aktin dhe ka kërkuar 10 minuta pushim.Raportimi i kreut të qeverisë kosovare ishte planifikuar të enjten e kaluar, por u shty me argumentin se disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar, pjesë e dialogut, nuk kanë qenë në Kosovë.Kjo shkaktoi zemërimin e opozitës, e cila kundërshton ashpër marrëveshjen e nënshkuar mbi asociacionet përkatësë të komunave në Serbi dhe Kosovë.Sipas saj, bashkësia e komunave serbe në Kosovë ka kompetenca ekzekutive, në kohën kur ajo me shumicë shqiptare në Serbi nuk është në të njëjtat pozita.Partitë opozitare,VV, AAK dhe Nisma kanë paralajmëruar protesta kundër asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes për përcaktimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
[caption id="attachment_584710" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti kur Isa Mustafa ruhet me çadër për të mos i rënë vezë[/caption][caption id="attachment_584709" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Tensioni ne Kuvend[/caption][caption id="attachment_584702" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vezet prane foltores se Kuvendit[/caption][caption id="attachment_584705" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vezet prane foltores se Kuvendit[/caption][caption id="attachment_584706" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vezet prane foltores se Kuvendit[/caption]


