Teatri "Migjeni" në pritje të rikonstruksionit anulohen shfaqjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2015, 13:54
Teatri “Migjeni” në Shkodër është në pritje të rikonstruksionit të premtuar. Edhe pse ministria e linjës ka akorduar 17.5 milion lekë për këtë proçes, është firma e kryebashkiakes Voltana Ademi që i hapë rrugë nisjes së punimeve.Zef Çuni, zv/ministër i Kultures thotë: "Fondi është për rikonstruksionin e instalimeve elektrike. Besoj se koha prej një jave nuk është e mjaftueshme, pasi kryetarja e bashkisë ka probleme të tjera."Me preteksin e rikonstruksionit, drejtuesit e teatrit nuk kanë parashikuar asnjë projekt për sezonin e ri.Teatri “Migjeni” i Shkodres, ndër më të rëndësishmit në vend pas atij Kombëtar feston këtë vit 66 vjetorin e krijimit të tij.
/Oranews.tv/